Si jeni popull ? Ekonomia e pjerdhur boterore me sa duket na ka detyruar te gjitheve ti futemi puneve te tjera me vrull te madh qe te paguajme qerane dhe gjerat e mira si “fantashkenca” ketu mbeten pak ne balte.
PO tani do ti fus nje dush te mire projektit te baltosur, tja kref folket me vije ne ane, ti vesh nje kemishe me kopsa dhe ta nxjerr prape ne drite.
Kush eshte aty? Le te fillojme diskutimet dhe nje here. Dy miqt e mi te mbitalntuar sapo me thane qe jane te interesuar te bejne ilustrime per librat. Ndoshta vine ketu dhe lene mesazh anglisht. Shifini nje cik punet :
http://www.spacemanchris.com/portfolio07/gallery.html
http://brushonfire.com/home.html
ju thashe….
Popull i dashur. Kohet e fundit une kam qene i zene shume me ate qe ne e quajme RL (real life). Une shpresoja, qe ju te kishit vazhduar pak me projektin nderkohe qe une po mblodh copat e jetes sime, po me sa duket asnjeri se paska ndermend ti marre freret ne dore perkohesisht.
Sidoqofte,..projekti nuk ka rene ne koma. Une jam ne kontakt me nje artist qe do beje ilustrimet e librave dhe po shpresoj qe ju nderkohe te jeni duke perkthyer ndonje faqe.
Lini dhe ketu nonje sinjal jete,..se po me duket sikur sapo u shkeput pak drejtori i propagandes,…juve ja futet gjumit. Kaq i rendesishem qenka roli i cheerleader-it ?
Fitore!Fitore!Fitore!
Njerezimi nje hap me afer botes tone fshk.
Lexoni ketu dhe pini nje gote per njerezimin :
I ishte prishur turboja ne nje kuadrant te larget ne sektorin Amarrian. Po erdhi me ne fund. Mu desh ti jepja 160 dollare per mundimin se nuk e ka qef Los Angelosin.
Ja pra cfare nxorri nga kargoja :
Orson Scott Card : Shadow of the Giant
Ian McDonald: Brasyl
Harry Harrison: Make room! Make room!
Koushun Takami: Battle Royale
Orson Scott Card: First Meetings in Ender’s Universe
Robert J. Sawyer: Rollback
Arthur C. Clarke: 3001 The Final Odyssey
John Scalzi: The Last Colony
Orson Scott Card: Ender’s Game (me kishte humbur kopja ime)
Charles Stross: Halting State
dhe libri i fundit i Cardit qe sapo ka dal,..o lezet lezet:
Orson Scott Card: Ender in Exile
1. Qe te organizohen pak komentet, se po na dalin jashte kontrollit, Kini parasysh se po ti pergjigjeni emailit qe ju vjen nga DISUQS, atehere pergjigja juaj del poshte komentit ne fjale. Si shembulli ketu poshte. Mundohuni ta bejme kete, ne menyre qe te organizohen pak komentet sipas llogjikes.
2. Thirrje te gjithe perkthyesve dembele. Me pak komente, dhe me shume paraqitje te puneve tuaja, e? Komentet e mira si psh, H-ja e Klodit per fhengjishten dhe Kati i nendheshem i Kenes ndihmojne.
Na nisni ca faqe perkthim: Iriso, ca behet me Vonen? Klodo, ca behet me Leninen? Nga behet ai cuni qe po ben Solarisin? Flor A. do ta besh Neuromancerin, apo vetem ke qefi per ta bere ngelem ? (do kesh bela me titullin e? heheh)
3. Deri tani nuk na keni thene gje interesante per emrin e serise.
4. Sapo krijova nje gje qe quhet webdisk. Instalo nje skript te vogel ne kompjuterin tend dhe te del nje ikone ne explorer ose finder. Fiks si te ishte hard disk tjeter. Po te terheqesh dhe ti hedhesh dokumentat aty, ato ngarkohen automatikisht ne serverin tim ke erginkuke.com. Serveri ka backup dhe mirror, keshtu qe ato file ka shume pak gjasa qe te humbin aty. Perdore kete vend per te me kaluar mua file qe ti postoj ktu ne forum, ose thjesht per ti arkivuar jashte kompjuterit tuaj qe mos te na ndodhin me probleme si me Vonegutin.
Procesi :
Per MAC :
1. Downlod skriptin per Leopard 10.5
ose
1.1 Downlod skriptin per Tiger 10.4
2. Double Click per te hapur zipin.
3. Double Click te instalosh skriptin/
Per Windows XP
1. Downlod skriptin per Windows XP
2. Double-click ”erginkuke.com Secure WebDisk.vbs” per te hapur Web Diskun.
Windows Vista ka probleme me kete skript. Me thoni nqs keni Vista dhe e rregullojme bashke.
Shtepia botuese Cabej ne Shqiperi ka marre persiper perkthimin dhe botimin per here te pare te nje liste te beshme te klasikeve te letersise fantastiko-shkencore.
Ne ketu jemi perkthyesit dhe botuesit e librave. Ana web e ketij projekti do vere per here te pare lexuesit ne dijeni dhe kontroll te procesit te botimit te ketyre librave.
Do veme ketu faqet e paredaktuara te perkthimit, ilustrimet e para. Jepni mendimin. Ka ndonje rrjesht qe mendon se e perkthen ti me mire ? Na thuaj. Ke nje ilustrim apo ide me te mire? Shtype ketu. Procesi do te jete komplet i hapur dhe bashkon per here te pare lexuesin, perkthyesit dhe botuesin. Shekulli XXI dmth.
Ne fund, librat do te uploaden falas nor forme pdf. Sigurisht dhe do te shtypen/botohen keshtu qe te rrine bukur kurriz me kurriz ne biblioteka dhe pas ketu e njezete vjetesh te mund ti hapim dhe ti marrim ere fleteve.
Mireserdhet ne forumin e pare fantastiko shkencor shqiptar. Mblidhuni gjithe tifozet e kesaj letersie ngado qe jeni dhe do ta kthejme kete ne nje komunitet te madh.
Do shkojme atje ku nuk ka shkuar njeri me pare.
Komandanti

(Lista eshte tentative. Nqs keni ndonje propozim apo mendon se kemi harruar ndonje klasik qe duhet perkthyer patjeter, na thuaj.)
dhe dy ribotime te klasikeve rus :
Do perkthehet seria e Fondacionit. Si fillim libri i pare. 35 faqet e para jane gati per tu uploadur per te marre mendimin tuaj. Deri sa ta bej gati ate, ndiqni linkun per te Asimov Online.
Eshte nje nga autoret qe do perkthehet. Me i riu. Eshte gjalle e shendoshe ne Toronto, Kanada dhe po shkruan gjera te tjera. Ka lexim te mire ne faqe dhe blog.
Kliko pixel-er-at.